Rekorde fantastike për Atalanta-n, Lukman dhe Gasperinin

Atalanta ia doli të fitonte Ligën Europa, trofeun e parë evropian në historinë e saj, i dyti në total, 61 vjet pas Kupës së Italisë 1962/63. Formacioni italian mposhti në 3-0 Bajer Leverkusen në finalen e Dublinit falë një Lukman të jashtëzakonshëm, i cili realizoi tripletë.

Falë triumfit, Atalanta u bë skuadra e parë italiane që fiton Ligën Europa, teksa në vitin 1999 e fundit që fitonte ishte Parma, teksa atëherë quhej UEFA Kup.

Vlen të theksohet fakti se Ademola Lukman është lojtari i dytë që shënon tripletë në finale në një garë të madhe europiane për një skuadër italiane, pas Pierino Pratit në duelin Milan-Ajaks në vitin 1969 në Europian Cup.

Për sa i përket trajnerit Gasperini, në moshën 66-vjeçe 117 ditë, ai është trajneri më i vjetër që ka fituar në fituar në debutimin e tij në një finale europiane dhe trajneri i dytë italian që fiton Liga Europën, pas Maurisio Sarrit në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button