Granit Xhaka: Është mëkat që gjërat nuk funksionuan në finale

Granit Xhaka ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes në finalen e Ligës së Europës për herë të dytë në karrierë, pas asaj të humbur me Arsenalin përball Çellsit. Leverkuzeni u dorëzua përballë Atalantës së Gjimshitit, por ai insistoi se për ekipin nuk kishte rëndësi fakti që humbën pathyeshmërinë e sezonit, por që nuk siguruan trofeun duke luajtur siç dinë ata.

“Të jem i sinqertë nuk na interesonte rekordi i pathyeshmërisë. Nuk na interesonte që në fillim. Gjithçka ishte për ndeshjen dhe për fat të keq humbëm një finale sot. Ky është futbolli, ne e thamë dje që do të ishte një ndeshje e vështirë. Komplimente Atalantës. Është mëkat që gjërat nuk funksionuan në finale. Ishim shumë mirë deri te kjo ndeshje dhe fakti që nuk ia dolëm të bëjmë atë që bëjmë zakonisht mirë, në një finale, është pjesë e lojës. Duhet ta pranojmë këtë”, tha mesfushori i Bajer Leverkuzenit.

LEXO EDHE:

Back to top button