Shembet skena gjatë një tubimi politik në Meksikë, pesë të vdekur dhe 50 të plagosur

Shembet skena gjatë një tubimi politik në Meksikë, pesë të vdekur dhe 50 të plagosur

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb gjatë një tubimi politik që kishte organizuar Partia Lëvizja Qyetare në Meksikës.

Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një erë e fuqishme shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t.

Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por anëtarët e ekipit të tij u plagosën. Ai u shpreh se pas mjekimit në spital po rikthehej sërish në vendin e incidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button