Remzifaik Selmani, vazhdon karrierën në Hungari

Ish futbollisti i Renovës, Remzifaik Selmani, është futbollist i ri i skuadrës hungareze të Mesokoveshdit. Sipas klubit hungarez, sulmuesi 25-vjeçar është një nga përforcimet e para për skuadrën që arriti të mbijetojë në elitën hungareze këtë sezon.

Selmani ka përvojë nga paraqitjet në Hungari, pasi një sezon ka luajtur për skuadrën e Ujpeshtit, ku ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Futbollisti i Renovës ka zhvilluar një sezon të mirë në fanellën e skuadrës tetovare , duke u paraqitur në 32 ndeshje kampionale dhe duke realizuar 15 gola de 7 asiste.

 

LEXO EDHE:

Back to top button