Rënia e dukshme e Bellingamit, vetëm 3 gola në vitin 2024

Pas një fillimi të vrullshëm të sezonit, në të cilin ndikimi te Real Madridi shkoi përtej çdo pritshmërie, Xhud Belingam ka parë rënien e paraqitjeve të tij në periudhën e fundit. Deri në dhjetor, ish-lojtari i Borussia Dortmundit kishte arritur të tejkalonte të gjitha pritshmëritë, veçanërisht nga pikëpamja e shënimit të golave, duke arritur majat e La Liga-s në këtë drejtim.

Më pas, që nga fillimi i vitit 2024, anglezi ka shënuar vetëm 3 gola. Bellingham është kushtëzuar gjithashtu nga lëndimet dhe, për rrjedhojë, edhe nga një gjendje fizike më pak se optimale, kur ishte në dispozicion.

Pikërisht për këtë, Karlo Ançeloti, sipas asaj që raporton “Marca”, është paksa i shqetësuar nga rënia e një prej lojtarëve të tij më të mirë. Megjithatë, nuk ka vend për alarm. “Don Carlo” është i bindur se Bellingham i zakonshëm do të kthehet së shpejti, se ai do të vazhdojë të shënojë shumë gola.

LEXO EDHE:

Back to top button