Rennes ia shkakton humbjen e parë PSG-së në kampionat

Paris-Sain-Germanin e ka pësuar disfatën e parë në këtë edicion të Ligue 1 pasi është mposhtur me rezultat 2-0 nga Rennes në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit francez. Edhe pse trajneri Mauricio Pochettino startoi me përbërjen më të mirë duke përdorur emra si Neymar, Di Maria, Mbappe dhe Leo Messi, as kjo nuk u bëri punë.

Rennes kaloi në epërsi në minutën e 45’ me golin e realizuar nga Laborde dhe me të filluar pjesa e dytë kjo epërsi u dyfishua nga Tait.

Përkundër humbjes, PSG mbetet skuadra liderë e tabelës me 24 pië, gjashtë më shumë se Lensi në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button