Mali i Zi, 46.6 për qind e popullsisë e vaksinuar me dy doza

Në Mal të Zi, 53.5 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 46.6 për qind janë rivaksinuar. Deri më tani, janë dhënë 457.474 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 244.542 persona ose 39.4 për qind ndërsa të dytën 212.932 ose 34.3 për qind e popullatës së përgjithshme.

Në Malin e Zi, 1.308 persona morën dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit dhe 1.131 persona u rivaksinuan.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button