Renxhersi, skuadra më e dobët në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Renxhersit është skuadra më e dobët në garat e grupeve në Ligën e Kampionëve. Skuadra skoceze, ditë më parë u mund nga Ajaksi me 3-1 në sfidën e fundit të Grupit A, duke mbyllur garat në grupe me 6 disfata, duke shënuar 2 gola dhe duke pranuar plot 22 gola.

Golaverazhi negativ prej 20 golave e bën skuadrën e Renxhersit, ekipin më të dobët që ka marë pjesë në garat elitare evropiane në grupe.

Rekordi i mëparshëm ishte në pronë të Dinamo Zagrebit, i cili në sezonin 2011/2012, kishte humbur të gjitha ndeshjet në grup me Real Madridin, Lion dhe Ajaksin, me një gol diferencë prej -19 (3:22). Pas 11 vite, tani rekordi i takon Renxhersit.

LEXO EDHE:

Back to top button