Renzi: Draghi shpëtoi euron, do të shpëtojë edhe Italinë

Mario Draghi është kompetent, një punëtor i madh dhe kryesisht është i besueshëm. Si italian, shpëtoi euron. Si europian do të shpëtojë Italinë, theksoi Matteo Renzi në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde”, e cila i kushtoi një hapësirë të veçantë misionit të besuar nga Sergio Mattarella për ish-presidentin e BQE-së.

- Advertisment -

“Në fund të ‘Conte 2’ nuk duhet të flasim për falimentim. Ishte thjesht një marrëveshje që iu përgjigj nevojave të momentit. Qëllimi nuk ishte për të celebruar një martesë me dashuri mes PD dhe L5Y”, theksoi Renzi.

“Bëhej fjalë para së gjithash për të ndaluar Matteo Salvinin, që dëshironte për Italinë atë që dëshironte Marine Le Pen për Francën”, shtoi ai.

“Objektivi ynë është gjithashtu për të shtyrë L5Y të zgjedhë Europën dhe madje rezultati është fantastik”, nënvizoi Renzi.

”Tashmë mbetet akoma shumë për të bërë. Sepse ne jemi përballë mundësisë që na ofron Plani Europian i Rimëkëmbjes dhe sepse janë grumbulluar vonesa”, nënvizoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button