Replika të shumta në seancën për Qeverinë e re
Replika të shumta në seancën për Qeverinë e re

Gazetar: Adnan Qaili
Replika të shumta në seancën për Qeverinë e re. Deputetë të opozitës nga LSDM dhe BDI kritikuan mandatarin që nga emri kushtetues i vendit e deri te programi qeveritar. Ndërsa deputetë të opozitës nuk kursenin “sulmet” për qeverinë ende të paformuar, ish-opozita që tani merr pushtetin u kundërpërgjigj me akuza të ashpra për katandisjen e shtetit.
“Nuk mund të shihet deri në fund se atë që e premtuat do ta realizoni në periudhën e ardhshme. Edhe pse dëshiroj që të gjitha këto projekte, vendime të realizohen. Është fakt se shumica e premtimeve të dhëna para qytetarëve, shumë nga çështjet që u hapën dhe në mënyrë manipulative arritët të fitoni mbështetjen e qytetarëve sot nuk i kemi në programin për punën e Qeverisë”, tha Oliver Spasovski, Deputet i LSDM-së.
“Ne e dimë se balancuesi ka luajtur rol tejet pozitiv të të gjitha komuniteteve e sidomos të shqiptarëve, andaj heqja e këtij instrumenti pa gjetur një zgjidhje më të mirë do të thotë shkelje e rëndë e përcaktimit dhe vlerës themelore të rendit kushtetues”, u shpreh Rina Ajdari, Deputete e “Frontit Evropian”.
“BDI duhet të jep përgjigje që gjatë qeverisjes 2020-2024 nuk liruan asnjë të burgosur politik, nuk zgjodhën asnjë rast të montuar. I vetmi që u lirua prej 22 viteve burg ishte Sasho Mijallkov. Gjatë qeverisjes së BDI-së u lejua edhe Nikolla Gruevski të ikën përmes Shqipërisë. E latë në gjendje të katandisur arsimin dhe shëndetësinë, e latë shtetin më të korruptuar në Evropë”, deklaroi Halil Snopçe, Deputet i VLEN.
“Të fokusohemi në atë që është e nevojshme si për maqedonasin ashtu edhe për shqiptarin sepse edhe shqiptari nga Dibra dhe maqedonasi nga Pehçeva e Berova po emigrojnë duke kërkuar ndryshime nga e gjithë ajo që ka ndodhur në vitit e fundit. Lejoni të filloj së funksionuari kjo qeveri, e cila bazohet në tre principe, e pastaj të komentojmë”, tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO DPMNE-së.
“Është dashur tek ‘Sever’ ta shtoni Republika ‘Severina’ ta shkruani sepse e keni … popullin! Nga ajo që i keni premtuar qytetarëve para zgjedhjeve sepse ashtu do të ishte më adekuate”, u shpreh Dimitar Apasiev, Deputet nga “E majta”.
Në Qeverinë e re VMRO DPMNE-ja, dhe partnerët e saj të koalicionit “Maqedonia Ime”, do të kenë numrin më të madh të ministrive, gjithsej 16. Koalicioni VLEN do të drejtojë gjashtë ministri. BDI-ja ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, qoftë me VMRO DPMNE-në apo LSDM-në, që nga viti 2002. /Alsat.mk