Mot i ftohtë me reshje bore, temperatura deri në -11 gradë

Moti do të jetë i vranët me reshje të borës, me intensitet më të madh paradite veçanërisht në pjesët jugore. Shtresa e borës kudo do të zmadhohet, transmeton Alsat. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale edhe nesër kudo do të jetë negative dhe do të jetë në interval prej -8 deri në -2 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, në mëngjes në mesditë do të ketë reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e do të jetë më e fuqishme në drejtimin veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë rreth -8, ndërsa maksimalja do të arrijë në -4 gradë Celsius.

Nga e hëna pritet të kemi mot të qëndrueshëm kryesisht të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit deri të mërkurën në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën -10, ndërsa në disa vende nën -15 gradë Celsius. Temperaturat ditore në përgjithësi do të qëndrojnë nën zero. Këto ditë do të ketë rrezik nga ngricat. Ngrohja graduale nis nga nga e enjtja.

LEXO EDHE:

Back to top button