Reshje të dendura shiu dhe bubullima pasdite dhe në mbrëmje

Sinoptikanët për këtë pasdite dhe në mbrëmje paralajmërojnë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Gjatë natës proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër.

Në pjesë të luginës së Shkupit në mbrëmje dhe gjatë natës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Për mëngjesin e nesërm sinoptikanët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesët jugore reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjella me shtrëngata. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila herë pas here do të kalojë shpejtësinë mbi 60 km/orë.

LEXO EDHE:

Back to top button