Reshje të dendura shiu dhe bubullima sot dhe nesër pasdite

Në shumë vende, sidomos në pjesët perëndimore, sot dhe nesër pasdite do të jetë jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të stuhive me reshje të dendura të rrëmbyeshme, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër, tha Administrata Hidrometeorologjike.

Në disa pjesë të luginës së Shkupit sot dhe nesër pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, informojnë nga HMS dhe rekomandojnë në rast shkarkimesh elektrike të kenë kujdes dhe të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara. .

LEXO EDHE:

Back to top button