Reshje të mëdha shiu në Itali për gjysëm dite, diçka e pa parë deri më tani në Evropë

Reshje ekstrem shiu kanë thyer rekord këtë javë në një pjesë të Italisë e njohur për reshje shiu dhe një pjesë e Omanit që nuk bie kurrë shi, shkruan CNN, transmeton Alsat.

Të Hënën, një seri stuhish godasin veriperëndimin e Italisë, duke bërë që reshje të tilla shiu të mos jenë parë më herët në Evropë, pasi që, më shumë se 742mm shi ka rënë vetëm për 12 orë.

Sasi e shiut që ra në 12 orë është më shumë se gjysma e sasisë tipike të shiut, që bie në rajon gjatë një viti të tërë.

Provinca italiane e Gjenovës, e njohur për bukuritë natyrore, u bë epiqendra e motit ekstrem të ditëve të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button