Reshjet dëmtojnë të mbjellat bujqësore
Reshjet dëmtojnë të mbjellat bujqësore

Reshjet e një dite më parë kanë shkaktuar dëme dhe rrëmujë në shumë pjesë të vendit. Breshëri ka dëmtuar të mbjellat bujqësore në Komunë e Llozovës, si drithërat, duhanin, vreshtat dhe pemët. Në disa pjesë të vendit qytetarët kanë njoftuar edhe për dëmtime të automjeteve të tyre. Breshër ka pasur edhe në Shkup, Ohër dhe disa qytete të tjera. Nga Enti Hidrometeorogjik thotë se një mot i ngjashëm ka kapur pothuajse të gjithë territorin. Në ditët në vijim pritet përmirësimi i motit, shkruan Alsat.
“Moti më jo i qëndrueshëm sot ishte fillimisht në pjesën perëndimore të vendit por nga fundi i ditës paqëndrueshmëria u zgjerua në më shumë pjesë të vendit. Nesër dhe të martën do të ketë akoma kushte megjithatë vetëm për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullimave por në pjesën më të madhe të vendit do të ketë diell me pak vranësira. Pas asaj, të mërkurën vijon periudhë stabile dhe mjaft e nxehtë”, tha Kostadinka Arsovska, Enti Hidrometeorologjik /Alsat.mk