SHBA mbledh 50 aleatë për të diskutuar nevojat mbrojtëse të Ukrainës

SHBA mbledh 50 aleatë për të diskutuar nevojat mbrojtëse të Ukrainës

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejton të mërkurën një takim të dhjetëra ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve jo anëtare, për të diskutuar përpjekjet e fundit për të shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën përballë agresionit rus gati katër-mujor.

Bisedimet po zhvillohen përgjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në selinë e aleancës në Bruksel.

Një takim virtual i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës muajin e kaluar, mblodhi përfaqësues nga afro 50 vende dhe premtime për paketa të reja ndihme. Zyrtarët ukrainas vazhdojnë t’u bëjnë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të dërgojnë më shumë armë, veçanërisht artileri të rëndë, në mënyrë që të ndihmojnë forcat ukrainase të përballen me Rusinë.

“Çështja është se çfarë u duhet ukrainasve për të vazhduar suksesin e deritashëm në ngadalësimin dhe pengimin e rusëve në përmbushjen e synimeve të tre dhe ky do të jetë përqendrimi kryesor për ministrat e mbrojtjes”, tha një zyrtar i lartë amerikan Mbrojtjes para takimit të së mërkurës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve të martën se Ukraina “duhet të ketë më shumë armë të rënda” dhe forcat e saj “varen absolutisht nga kjo për të qenë në gjendje të mbahen kundër agresionit brutal rus”.

“Donbasi është çelësi”

Bisedimet po mbahen derisa forcat ruse po përpiqen të vënën nën kontroll të plotë qytetin industrial lindor të Sievierodonetskut, që shtrihet në rajonin e Donbasit, të cilin Rusia e ka deklaruar si synimin kryesor të operacionit të saj në Ukrainë.

“Të mbahemi atje në Donbas është thelbësore”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh të martën vonë. “Donbasi është çelësi për të vendosur se kush do të dominojë në javët e ardhshme”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button