Reshjet në Greqi, rrugët kthehen në “lumenj”

Moti i keq i këtyre ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Greqisë.

Mediat në vend raportojnë se në fshatrat e Orestiada-s dhe sidomos në Neochori  dhe Lepti, ku shumë shtëpi janë përmbytur dhe disa edhe janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut.

Shirat e rrëmbyer krijuan “lumenj” edhe në rrugët e Athinës.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe sot ndërsa shtrëngatat dhe rrebeshet lokale me breshër do të jenë të pranishme në vend.

Gjatë natës pritet që kushtet e motit të përmirësohen. Si pasojë e përmbytjeve për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button