Ja kur do të dalin pensionet për muajin maj

Ja kur do të dalin pensionet për muajin maj

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se të hënën, më 30 maj, do të fillojë pagesa në etapa e pensioneve të majit, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.

Nga Ministria informojnë se pensione më të lartë për 1.000 denarë do të marrin më shumë se 330 mijë pensionistë me pagesën e pensionit të majit përmes ndihmës financiare të kontraktuar të drejtpërdrejtë për tre muaj.

Siç theksohet në kumtesë, ngritja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit – për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet të hënën me 30 maj, për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 31 maj të martën, për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet të mërkurën 1 qershor dhe për pensione në vlerë prej mbi 18.001 denarë, pagesa do të kryhet më 2 qershor të enjten.

Pensionistët që përdorin kartë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, paratë do t’i kenë në dispozicion nga e hëna. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme.

“Apelojmë që pensionistët t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa etapore bëhet me qëllim të zvogëlimit turmave para dhe në banka me qëllim të mbrojtjes së shëndetit personal dhe publik”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

LEXO EDHE:

Back to top button