Restaurimi i skulpturave përmes baktereve

Roma mund të jetë qyteti i përjetshëm, por artefaktet e saj të lashta janë në rrezik të vazhdueshëm nga ndotja, shiu acid, e madje edhe djersa dhe fryma e miliona turistëve. Në një situatë të tillë studiuesi Alessandro Lugari dhe kolegët e tij po përpiqen të shpëtojnë thesaret e qytetit, duke përdorur një teknologji të re, që shfrytëzon një nga format më të vjetra të jetës: bakteret. Gjithnjë e më shumë po kryhen punë restauruese në nivel molekular, pasi bakteret janë të lehta për t’u aplikuar dhe më pas artefaktet mbeten të pastra. Megjithatë, në Itali, sfida është e madhe sepse vendi ka vende të shumta arkeologjike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje.

LEXO EDHE:

Back to top button