Restorantet në Francë do mbeten të mbyllura edhe pas 20 janarit

Presidenti francez Emanuel Makron parashikoi rihapjen e restoranteve dhe bareve më 20 janar, por hapja do të shtyhet derisa të njihen pasojat e epidemisë së koronavirusit nga festimet e fund vitit, raporton korrespondenti i MIA-s .

Restorantet nuk do të hapen të mërkurën, 20 janar dhe do të qëndrojnë të mbyllura për disa javë. Sipas informacioneve të publikuara në mediat franceze, ekzekutivi tashmë ka marrë vendim dhe data e rihapjes, e cila ishte caktuar në fund të nëntorit nga Emanuel Makron, është shtyrë.

Këtë mëngjes, për Radio Europ 1, ministri i angazhuar me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Alan Grize, konfirmoi se duke pasur parasysh zhvillimin e epidemisë, hapja e restoranteve nuk është planifikuar.

Sallat kinemave gjithashtu do të mbeten të mbyllura deri më 7 janar.

Një ngushëllim i vogël për pronarët e restoranteve, qeveria njoftoi se masat e ndihmës do të vazhdohen sipas nevojës.

LEXO EDHE:

Back to top button