Rexhepi: Mijallkov duhej të dërgohej në Burgun e Shutkës, jo në arrest shtëpiak

Deputeti i partisë Aletrnativa, Skender Rexhepi i ftuar në “Rruga drejt…”, u shpreh i prerë se para se të ndodh vetingu në gjyqësor e prokurori duhet të ndodh në Qeveri. Sipas tij zhvillimet e fundit me ish shefin e DSK-së kishin për qëllim që të fusin nën hije dënimet e shqiptuara për rastin “Monstra”. Për Rexhepin është e papranueshme  se si mundet që një person ndaj të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar dhe intern, të vije në këmbë dhe të paraqitet në prokurori. Kjo tha ai është skandal, po jo i vetëm, sepse ai vlerëson se Mijallkov pas paraqitjes në Prokurori duhej të dërgohej në Burgun e Shutkës dhe jo në arrest shtëpiak, sepse rreziku nga ikja nga arresti shtëpiak është shumë më e madhe se çdo gjë tjetër.

E para, para se të ndodh veting në prokurori apo në drejtësi, duhet të ndodh veting në Qeveri.  Sepse është tallje me qytetarët një aktrim i tillë, një teatër i tillë, ku personi i cili ishte personaliteti më i dëmshëm në qeverisjen e Gruevskit dhe bëhet mik i zyrtarëve qeveritarë, dhe njëkohësisht gjithë ai aktrim i ikjes s atij dhe kthimit ishte pjesë e një loje që bën pushteti për defokusim të rastit “monstra”, me çka tentonin të zbusnin atë shkelje juridike dhe ligjore që e bënë mbi rastin “Monstra”. Mijallkov ishte mik i Gruevskit por tash është mik i Qeverisë, dhe kjo është e vërtetë publike. Personi për të cilin bëhet kërkesë për fletarrestim ndërkombëtar dhe intern, ai vjen në gjendje që vetvetiu në këmbë të paraqitet në Prokurori. Imagjinoni i kalon gjithë policinë, sigurimin, kërkohej në gjithë vendin, dhe atij i jepet liria që ai në këmbë të paraqitet në Prokurori. Ç’është më e keqja Prokuroria sjell vendim që të vazhdoje ai arrest shtëpiak, në raste të tilla ai duhet të dërgohet në burgun e Shutkës. Sepse dyshimi që ai mund të ikë edhe nga arresti shtëpiak është shumë i madh se gjithçka tjetër. Pushteti në këtë rast bën një shkelje të rëndë të të gjitha vlerave demokratike gjyqësore. Dhe besoni se vetingu i gjyqësorit apo prokurorisë është çështja më e vogël që tash duhet në kohën kur duhet të bëhet veting i Qeverisë Kjo qeveri duhet të jap përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë dhe talljen që bën me qytetarët me këtë aktrim të ikjes dhe kthimit. Personalisht mendoj se BDI-ja duhej të ishte e zëshme dhe të kërkojë dorëheqjen dhe t’i bashkangjitet nismës tonë ëpr interpelancë të ministrit të brendshme, tha Skender Rexhepi, Alternativa.

LEXO EDHE:

Back to top button