Rexhepi: Pse nuk pritën deri më 14 dhjetor?

Deputeti Kastriot Rexhepi, sot para mediave ka thënë se pas paralajmërimit të Zaevit për dorëheqje, vijnë mesazhet e ndërkombëtarëve se me 14 dhjetor Republika e Maqedonisë do të merr datë për fillim të negociatave, shkruan Alsat.

Në këtë rast, Rexhepi ka pyetur, se pse nuk është pritur deri më datën 14 dhjetor.

“Kam nënshkruar iniciativën, por nuk kam votuar, sepse nuk mund të votoj kundër bindjeve të mia dhe për një nismë që do të dëmtoj proceset euro-integruese të vendit. Pas paralajmërimit të Zaevit për dorëheqje, vijnë mesazhet e ndërkombëtarëve se me 1 4 dhjetor Republika e Maqedonisë do të merr datë për fillim të negociatave. Andaj pse nuk pritën deri më 14 dhjetor”, tha Rexhepi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button