Rexhepi: Të ndërpritet diskriminimi ndaj klubeve dhe karateistëve

Këshilli Inicues për ndryshime në sportin e karates, së fundit ka dërguar kërkesë deri te Federata e Karates së Maqedonisë, me të cilën ka lajmëruar për aktivitete që janë jashtë rregullores në shpërndarjen e materialeve për Kuvendin e jashtëzakonshëm, i cili duhet të zhvillohet gjatë ditës së shtunë, më 15 tetor. Ylber Rexhepi, një prej drejtuesve të klubeve të karates në vendin tonë dhe pjesë e Këshillit Inicues për ndryshime në karate, për ALSAT, shpjegoi nismën e re dhe arsyen për një lëvizje të tillë në këtë sport. Sipas Rexhepit, hapi i parë i ndryshimeve do të jetë votëbesimi për presidentin e Federatës së Karates në Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe pastaj edhe për ndryshimet në Bordin Drejtues të Federatës, pas së cilës do të vendoset udhëheqësia e re, me çka do të nisin ndryshimet e plota në karate. Rexhepi ka alarmuar edhe për diskriminin nga Drejtuesit e Federatës ndaj klubeve, posaqërisht në përzgjedhjen e karateistëve për garat ndërkombëtare, ku fjalët kryesore dhe të fundit e ka pasur trajneri dhe jo rezultati i karateistit në garat shtetërore.

“Me punën e deritanishme nuk kemi qenë të kënaqur, pasi ka pasur diskriminime shumë të mëdhaja. Ne mendojmë se kjo Federatë duhet të udhëhiqet prej njerëzve të duhur dhe atë të ndahen dhe secili te ketë përgjegjësinë e vet. E jo të ketë vetëm disa klube dhe vetëm me ato të menaxhohet dhe me disa garues….

 

Vendimi i fundit i Federatës, ku na preku të gjithëve dhe ishte fundi. E thyen ligjin të cilin seleksionuesi bën përzgjedhjen për garuesit të cilët do të marrin pjesë në evropian dhe botëror. Dhe këtu ka diskriminime të mëdha. Me vendimin e fundit , Bordi Ekzekutues morri vendim që pa konsultim të klubeve të tjera, mori vendim që seleksionuesi të bëj përzgjedhjen.

Më qartë, edhe I dyti mund të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian dhe Botëror, pasi që mendimi i seleksionuesi është se ai i dyti është më i mirë se i pari ose rastësisht është bërë kampion, “ tha mes tjerash Rexhepi për ALSAT.

LEXO EDHE:

Back to top button