Rezart Memedi, nga KB Prishtina te KB “Golden Eagle Ylli”

Basketbollisti shkupjan, Rezart Memedi në sezonin e ri do të luaj për skuadrën e “Yllit” të Kosovës. Memedi sezonin që lamë pas ishte pjesë e Prishtinës, përderisa në të ardhmen ka vendosur të jetë pjesë e ekipit “Ylli” nga Suhareka, të cilët e prezantuan shkupjanin përmes faqes zyrtare.

Basketbollisti nga Shkupi ditëve të fundit ishte pjesë e Kampionatit Europian deri në 20 vjeç me përfaqësuesen e Maqedonisë, ku e mbyllën në vendin e dytë, pasi në finale u mundën nga Çekia.

Ndërkohë që në gjysmëfinale ishte pikërisht Memedi kryesori që shkëlqeu në parket, duke çuar i vetëm përfaqësuesen e vendit drejt finales. Kujtojmë se Rezart Memedi në të kaluarën ka luajtur edhe në Itali për skuadrën e të rinjëve, Aurora Jesi.

LEXO EDHE:

Back to top button