Riberi, përplas makinën me semaforin!

Mediat italiane rportjnë se Frenk Riberi ka marë lëndime rënda në një aksident të trafikut në 3 orë të mëngjesit. Futbollisti doli nga ky aksident rrugor me një plagë në pjesën e sipërme të kafkës së kokës, disa mavijosje dhe dy gjoba, të cilave Salernitana do t’i shtojë edhe një të tretë.

E thënë ndryshe, ky është bilanci i përplasjes së Ribery me semaforin, teksa po ngiste makinën rreth orës 03:30. Mësohet se futbollisti po kthehej nga një festë në një klub të “Capaccio Paestum”.

“Pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Franck Ribery, i cili po drejtonte makinën, pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Ai do të qëndrojë pushim për disa ditë si masa paraprake,” thuhet në komunikatën e Salernitanës.

Riberi rrëshqiti dhe përfundoi duke u përplasur me shtyllën e semaforit. Menjëherë u dërgua në spital, ku mjekët e këshilluan për shtatë ditë pushim absolut.

LEXO EDHE:

Back to top button