Riçarlison zëvendëson Benzemën te Real Madridi?!

Real Madridi po ndjek ecurinë e sulmuesit brazilian dhe të Tottenhamit, Riçarlison. Futbollisti 25-vjeçar e nisi me sukses paraqitjen në Botërorin e Katarit, duke shënuar dopietë në ndeshjen e javës së parë të fazës së grupeve ndaj Serbisë (2:0).

Sipas “AS”, Real Madrid e sheh Richarlison si pasardhës të mundshëm të Karim Benzema, i cili mungon në Kupën e Botës për shkak të lëndimit. Los Blancos e ndjekin prej kohësh lojën e brazilianit dhe suksesi i tij në arenën ndërkombëtare mundë të përshpejtojë negociatat. Megjithatë, Tottenham pritet të kërkojë kompensim të konsiderueshëm për sulmuesin, me më shumë se 100 milionë euro nëse kërkesat për transferim arrijnë në verën e 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button