Në Shkup 177 shoferë të sanksionuar

Në Shkup 177 shoferë të sanksionuar

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 80 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 21 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur katër masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tre sanksione për automjete të paregjistruara…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button