Riciklim i tekstilit, për më pak ndotje
Industria e modës është konsumatori i dytë më i madh i ujit dhe është përgjegjëse për pothuajse 10% të emetimeve të karbonit, që sipas Kombeve të Bashkuara është më shumë se të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe transportet detare. Një nga prodhuesit më të mëdhenj të pëlhurave në Spanjë, po krijon veshje të qëndrueshme. Katër vjet më parë filloi grumbullimin e rrobave të vjetra, të grisura që më pas riciklohen. Tani një e treta e prodhimit të tyre ose riciklohet ose bëhet nga pëlhura organike. Synimi është që të rritet sasia e tekstilit të ricikluar në 70 për qind. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara vënë në dukje se nevojiten rreth 7500 litra ujë për të bërë një palë xhinse, rreth gjysmë milioni ton mikrofibër që është ekuivalente me 3 milionë fuçi naftë që hidhen në oqean çdo vit./Alsat.mk








