Moti i mirë dhe e diela ditë jo-pune kanë mbushur parqet përplot
Gazetar: Adnan Qaili
Fëmijë plot, luajnë e dëfrehen. Lumturia e tyre vërehet nga që i kanë prindërit afër, shkruan Alsat.
https://youtu.be/9hg3PtW80oo
“Prej kur se ka filluar të zbatohet Ligji e diela ditë jo pune, parqet janë të mbushura. Këtë e ndihmoi edhe koha me diell, ku sot qytetarët e Shkupit dhe jo vetëm po e shijojnë atmosferën në Parkun qendror të kryeqytetit. Disa me muzikë, të tjerët në bregun tjetër me qetësi në prani të familjarëve të tyre”.
Qytetarë thonë se një ditë e javës është e shenjtë vetëm për të kaluar me më të dashurit e tyre.
“Më shumë ka frekuentim të njerëzve tani që të dielave nuk punohet, njerëzit pushojnë e posaçërisht tani që është moti i mirë”.
“Njerëzit që punon të dielave deri më tani, në shitore e markete, të cilët realisht nuk kishte nevojë të punonin duhet edhe ata të pushojnë pak”.
“Më shumë kohë për familjen, për shoqërinë dhe për të gjithë të afërmit. Unë gjithë kohës punoj nga e hëna në të premte dhe nuk e di si është të punohet të dielave, andaj s’di çfarë më tepër të them”.
I madh e i vogël shijojnë fundjavën në ambient të hapur.
“Ne jemi nga gjenerata e moshuar, që nga hera kur ishim të rinj të shtunave blihej në pazar a të dielave i kishim të lira, askush nuk punonte, kështu që kjo situatë për mua është e njohur.”
“Ndër të tjerat më shumë kohë për familje për të ndarë momente bashkë dhe akumulim i energjisë për javën tjetër të punës”.
Ndërkohë dyqanet janë të mbyllura. Kontrollet e rrepta të Inspektoratit të tregut kanë zero tolerancë ndaj atyre, të cilët nuk e respektojnë ligjin. Për dallim nga shumica e qytetarëve, të dielave vazhdojnë të punojnë bizneset e caktuara, me leje të posaçme por që u paguajnë edhe mëditjet shtesë për këtë ditë./Alsat.mk








