Rihanna bëhet nënë për herë të parë
Rihanna bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Rihanna është bërë nënë për herë të parë.
Themeluesja e “Fenty Beauty” lindi fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky më 13 maj në Los Angeles dhe është djalë, sipas TMZ.
Lajmin për shtatzëninë e Rihannas u bë publik në fund të janarit pasi u shfaqën foto të këngëtares, 34-vjeçare, e cila shfaqte me krenari barkun e rrumbullakosur teksa shkonte për një shëtitje me Rocky.

Një muaj përpara zbulimit të madh, Rihanna kishte ndezur thashethemet për shtatzëninë teksa darkonte në Carbone, shkruan PageSix.
Këngëtarja e “Diamonds” në dukje u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj me xhaketa të mëdha dhe rroba të gjera, por filloi të shfaqte barkun e rrumbullakosur me saj me shumë stil gjatë gjithë lehonisë.

Ajo më vonë pranoi për “Vogue” se refuzoi të vishte rrobat e shtatzënisë, duke thënë në prill, “Më vjen keq – është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon”.
Reperi i “Everyday”, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, më parë kishte folur për të dëshirën për tu bërë baba gjatë një interviste në maj 2021 me “GQ”.

“Unë mendoj se do të isha një baba i jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht i mahnitshëm në përgjithësi”, ishte shprehur reperi.