Rihanna festoi ditëlindjen e 35-të me partnerin ASAP Rocky

Themeluesja e ‘Fenty’ dukej mahnitëse me një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë. Ajo e bashkoi ‘look’-un me një palë taka argjendi shkëlqyese së bashku me një pallto të zezë me shkëlqim të e la mbi supe.

Krijuesja e hitit “Diamonds” i tërhoqi flokët me një bisht elegant, teksa ajo shfaqte pak dekolte së bashku me një sytjena të bardha që veshi në fustan.

Rihanna shkëlqente teksa theksoi pamjen e saj natyrale me grim të errët të theksuar, shkruan DailyMail.

I dashuri i saj reperi, ASAP Rocky, dukej gjithashtu me stil si gjithmonë me një bluzë sportive të kaltër kombinuar me pantallona gjera bezhë dhe çizme kamoshi kafe të çelur.

Këngëtarja e “We Found Love” u mirëprit teksa hyri në restorantin e drejtuar nga familja italiane, i cili kishte tullumbace shumëngjyrësh në të gjithë vendin.

Dalja erdhi pak më shumë se një javë pasi bëri njoftimin për fëmijën e saj të dytë në skenën më të madhe në botë gjatë performancës në “Super Bowl” si një rikthim madhështor pas një periudhe të gjatë larg skenës..

E veshur me një kostum të kuq tërheqës në një platformë lundruese, Riri performoi një përzierje të hiteve të saj më të mëdha ndërsa zbuloi para botës së ishte shtatzënë për herë të dytë.

Pas kësaj, çifti kanë pozuar për kopertinën e British Vogue në një plazh në mes të dhjetorit. Në atë kohë, ajo tha se nuk e kishte idenë se ishte përsëri shtatzënë.

“Sa çmenduri ishin të dy foshnjat e mia në këto foto dhe nëna e tyre nuk e kishte idenë”, shkroi ylli në Instagram ndërsa ndante me krenari imazhe nga xhirimet.

LEXO EDHE:

Back to top button