Rihapet pika e vaksinimit “Arena A1”, thirrje për vaksinimin e të rinjve

Megjithëse mori hov të shpejtë përhapja e variantit delta duke shkaktuar valën e katër të pandemisë shumë më herët nga parashikimet që theksonin vjeshtën, autoritetet shëndetësore thonë se tani kanë arritur deri diku të kontrollojnë trendin e përhapjes së infeksioneve. Ministri Filipçe tha se 2/3 e rasteve aktuale janë të prekur nga delta.

 “Inkurajues janë shifrat e të diagnostikuarve në kuptimin që janë duke u ulur, patjetër të potencoj se është shumë herët të thuhet se ky është trend ose se po shkon në drejtimin të zmbrapsjes por në krahasim me valët tjera kjo po stabilizohet më herët.”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisò.

 Kapacitete spitalore ka, por në disa qytete ato janë të mbushura. Pacientët e Tetovës dhe Gostivarit tani më transportohen për në Kozle, kurse ata të Kërçovës dhe Strugës po barten për në Prilep dhe Manastir. Si pasojë e komplikimeve shëndetësore, sa vjen e rritet vdekshmëria në kushte spitalore. Për këtë kritika kishte nga Oda mjekëve dhe infermierëve se nuk po zbatohet një protokoll i shërimit. Ministri Filipçe tha se arsyeja është se pacientët vijnë vonë.

 “Në të gjitha spitalet i kemi të gjitha terapitë, ilaçi i shtrenjtë Remdisivir të cilin e kemi blerë që nga vala e kaluar është i shpërndarë gjithkund, në të gjitha kovid qendrat. Kjo nënkupton që protokolli i shërimit është i unifikuar. Ka numër të madh të pacientëve të cilët me të vërtetë vonë paraqiten në mjek. Ka një numër të njerëzve që i fshehin simptomat prandaj apeloj që të gjithë të paraqiten si te mjekët amë ashtu edhe në spitale nëse e ndiejnë madje edhe simptomën më të vogël.”- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Efekti i arritjes së një rrafshnalte e cila pritet të vazhdoj me shifra të ngjashme deri në fund të gushtit, erdhi si rrjedhojë e masave restriktive dhe interesimit të shtuar për vaksinim. Madje kjo bëri që të rihapet qendra e vaksinimit në Shkup në dy turne, nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20 e mbrëmjes.

 “Në pikën e vaksinimit në sallën e vogël të “Boris Trajkovskit” ka filluar procesi imunizimit që në mëngjes dhe interesimi i qytetarëve është shumë i madh, të cilët mund të vijnë nga i gjithë vendi dhe të zgjedhin edhe llojin e vaksinës pa asnjë termin.” (5 sek. insert me atmosferë ndërmjet dy deklaratave)

 “Kemi pasur situata të ndryshme ku nuk janë respektuar masat, nuk janë mbajtur maskat apo nuk është mbajtur distanca. Është krijuar tollovi pavarësisht se pjesëtarë të MPB-së, ARM-së apo Kryqit të Kuq po përpiqen të mbajnë rendin, thjeshtë nuk respektohen protokollet, por këto janë situata të rralla.”- tha Jovana Denkovska, Kryqi Kuq i RVM-së.

 Sipas të dhënave zyrtare, afër 700 mijë qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve 512 mijë kanë marr 2 doza.

Imunizimi ka filluar të përfshijë edhe skeptikët të cilët gjatë gjithë periudhës së pandemisë nuk iu kanë shkoqur kafeneve. Nga mosha 18-40 vjeç janë të vaksinuar 170 mijë qytetarë apo 26% nga totali. Vetëm dje dozën e parë e kanë marrë 9,123 qytetarë prej 13,303 vaksinave që u dhanë në 24h e fundit në vend.

 Përgatiti: Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button