Rikonstruimi i Qeverisë, VMRO-ja paralajmëron diskutime të gjata

Rikonstruimi i Qeverisë, VMRO-ja paralajmëron diskutime të gjata

VMRO-DPMNE-ja paralajmëron diskutim të gjatë në Kuvend mbi propozimet për rikonstruimin e Qeverisë. Deputetja Dafina Stojanovska tha se ky koalicion nuk është koalicion Evropian, por koalicion i biznesit, krimit dhe kurdisjes së tenderëve. Sipas Opozitës, Aleancën brenda pak muajve e pret fati i Alternativës.

“Kjo përbërje Qeveritare nuk do të sjell as reforma dhe as përparim, por vetëm krim, tenderë të kurdisur dhe thellim të krizës. LSD dhe Kovaçevski po bëhen partnerë të vegjël në Qeverinë e tyre. Vetëm që t’u vazhdon krimi, ata votojnë gjithçka që Ahmeti u propozon. Derisa votohet kjo përbërje e Qeverisë, Aleancën shumë shpejtë do ta pret fati i Alternativës, ndërsa Taravari për disa muaj do ta kupton se ishte i manipuluar dhe ka manipuluar tenderë për fundin e karrierës së tij dhe të partisë së tij”, deklaroi Dafina Stojanovska, Deputete e VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button