Rikthehen 4 titullar para sfidës me Borusia Mynshengladbahun

Skuadra e Realit do të zhvilojë të mërkurën duelin e xhiros së gjastë të Ligës së Kampionëve ndaj Borusia Mynshengladbahut, në kuadër të Grupit B. Lajm i mirë për tranerin Zinedin Zidans, sipas të përditshmes spanjolle “AS” është se te Reali do t’i kthehen 4 lojtarë të rëndësishëm.

Fjala bëhet për Serhio Ramos, Daniel Karvajal, Alvaro Odriozola dhe Luka Joviç, ndërsa Federiko Valverde vazhdon rikuperimin. Në Grupin B, Mynshengladbahu qëndron në vendin e parë me 8 pikë, Shakhtar Donetsk në vendin e dytë me 7 pikë, Real Madridi në vendin e tretë me 7 pikë dhe Interi në vendin e katërt me 5 pikë. “Los Blancos” duhet ta fitojnë këtë ndeshje nëse dëshirojnë të avancojnë tutje, pozita e tyre në tabelë është e rrezikuar dhe mund të përfundojnë në Liga Europa, në rast se nuk fitojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button