Rikthehen në funksionim sallat kirurgjike

Rikthehen në funksionim sallat kirurgjike

Lëshohet në përdorim stacioni i ri i kompresorit për sallat kirurgjike. Ky stacion i ri do të mbulojë 18 dhoma, të kirurgjisë, oftalmologjisë, kirurgjisë maksilofaciale, dhe ORL-së. Në maj të vitit të kaluar sallat e operacionit në Qendrën klinike u mbyllën për shkak të një arome të pakëndshme. Për intervenime të shpejta pacientët janë udhëzuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Mosfunksionimi i bllokut operativ u cilësua si goditje e rëndë për Qendrën klinike si shtyllë e shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë tha se përveç investimeve të vazhdueshme në renovime dhe pajisje në shëndetësi, janë zgjidhur edhe probleme të trashëguara shumëvjeçare si ky me stacionin e kompresorit. Stacioni i kompresorit i ndërtuar rreth 33 vjet më parë duhej të ishte ndërruar tre vjet më parë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button