Rikthehet kaosi me transportin publik në Shkup
Rikthehet kaosi me transportin publik në Shkup
Gazetar: Avni Tahiri
“Në qytetin e Shkupit, me transportin publik, përsëri rikthehet kaosi. Qytetarë të shumtë vazhdojnë të presin në stacione të autobusit ndërsa në vend të autobusit kanë zëvendësuar udhëtimin e tyre me taxi apo vetura private për të kryer obligimet e tyre. Transportuesit privat nga dita e sotme do të vozisin me orare të reduktuar dhe atë vetëm nga ora 17:00”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e transportit publik në kryeqytet. Thonë se rrëmuja e vërtetë ishte në mëngjes kur nxënësit, të punësuarit dhe të moshuarit priten gjatë për autobus dhe më pas u nisem me taksi për të shkuar në destinacionet e tyre.
“Qyteti nëse nuk ka transport mbesin nxënësit pa shkollë, duhet të ketë autobusë rregullisht, të jenë të rregullt”, tha një qytetar.
“Të them të drejtën nuk kemi shtet, shtet nuk kemi dhe kjo është”, u shpreh një qytetar.
“Nuk ka jo, presim gjysmë orë dhe nuk ka autobus. Do presim, kur të vije. Duhet të zgjidhet kjo situatë njëherë e përgjithmonë e jo kur tu kujtohet ndalin e kur tu kujtohet nisin. Unë nuk mund të kuptoj se çfarë shteti jemi”, tha një qytetar tjetër.
“Autobusët vonohen dhe me orë nuk vinë, e sidomos autobusi me numër 19, 24-sha pritet deri në 40 minuta”, u shpreh një qytetar.
“Duhet të zgjidhet situata por qeveria jonë dhe kryetarët e komunave vetëm premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë, transporti publik është katastrofë”, theksoi një qytetar.
Transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, përsëri u rikthyen në protestë, duke reduktuar orarin e transportit dhe atë vetëm nga ora 17:00 e mbrëmjes.
Ky vendim i transportuesve privat vjen pasi këshilli i qytet të Shkupit gjatë ditës se djeshme sipas transportuesve nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin për rritje të pagesës për kilometër për transportuesit privat.
Sipas vozitësve privat, pagesa për kilometër që kanë tani është shumë e ulët dhe nuk mund të mbulojnë shpenzimet.
Nga qyteti i Shkupit dje akuzuan VMRO DPMNE-në për çështjen e autobusëve./ Alsat.mk