Rikthehet Zidan, zbulon stolin e dëshiruar si trajner

Kanë kaluar 17 muaj që kur Zinedin Zidan u largua nga Reali i Madridit. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar zërat që e lidhnin francezi me shumë stola, përfshirë edhe atë të PSZH-së, por të gjithë ata që trokitën në derën e tij morën të njëjtën përgjigje.  Ish-trajneri i Realit të Madridi, i cili mori pjesë në prezantimin e statujës së tij të re prej dylli në muzeun Grévin, reagoi për të ardhmen e tij.

“Kur do të më shihni sërish në një stol? Së shpejti, së shpejti. Nuk është e largët koha, do ta bëj sërish këtë punë”, ka siguruar Zidan, i cili nuk e fsheh se në një kohë të shkurtër mund të drejtojë sërish një ekip, konkretisht kombëtaren e Francës.

Didie Deshamp e mbyll kontratën me kombëtaren franceze sapo të përfundojë Kupa e Botës në Katar dhe Zidan është kandidati kryesor për ta pasuar.

“Për momentin, po i shijoj pushimet, por nuk jam larg rikthimit, prisni edhe pak”, – u shpreh shkurt Zidan.

Kur u largua nga Reali i Madridit, Zidan la të nënkuptohej se një ditë do të stërvis skuadrën kampione të botës (aktuale) dhe dëshira e tij duket se po plotësohet.

LEXO EDHE:

Back to top button