Rikthimi i punës normale në Kuvend pritet të ndodhë pas rivaksinimit të deputetëve

Pas vaksinimit të deputetëve dhe të punësuarve, Kuvendi do të mund t’i kthehet funksionimit normal. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se në marrëveshje me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi është vendosur që shërbimet e Kuvendit si fillim të punojnë vetëm me personat e vaksinuar, ndërsa pas dozës së dytë të gjithë të kthehen në ritmin normal.

“Me kreun e Kuvendit u morëm vesh që të punësuarit në administratë e Kuvendit që punojnë me rotacion, të mos punojnë me dinamikë të tillë, por për momentin të punojnë vetëm të vaksinuarit. Ta dimë se kush janë vaksinuar dhe të vaksinohet të gjithë. Pas ri vaksinimit, Kuvendi do të mund të kthehet në normalitet- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Xhaferi thotë se në rast se hapet salla plenare, KSI duhet të rekomandon kushtet e reja të punës.

“Do presim disa ditë pas dozës së dytë që të parandalojmë ndonjë reaksion të mundshëm. Në bazë të konsultimeve përkatëse që do t’i bëjmë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe KSI-në dhe derisa marrim mendim se janë plotësuar kushtet për punë me masa lehtësuese, do të vazhdojmë në sallën plenare= pohoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit

Përbërja aktuale parlamentare nuk ka mbajtur asnjë seancë në sallën plenare, për shkak të masave anti-Kovid. Nga fillimi i pandemisë janë infektuar të paktën 15 deputet, ndërsa ideja për seanca nga distanca nuk u materializua në ligj për shkak të dallimeve pushtet opozitë. Ndërkohë vendet e rajonit si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia ndonëse kanë pasqyrë të njëjtë epidemiologjike, ligjvënësi funksionin në kuadër të kushteve normale dhe masave bazike kundër pandemisë.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button