Rikthimi në normalitet, Karaxhovski dhe anëtarët e KSI-së vizitojnë Kuvendin

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive, në mesin e të cilëve edhe kreu i këtij komisioni, Zharko Karaxhovski sot kanë vizituar Kuvendin, transmeton Alsat. Kjo vizitë e KSI-së vjen pas paralajmërimeve të kreu të Kuvendit, Talat Xhaferri për rikthim të deputeteve në sallën e vjetër plenare që nga qershori, pasi e njëjta për shkak të Covid-19 ishte jashtë funksioni që nga gushti i vitit të kaluar.

“Sot kisha takim me kryetarin dhe përfaqësuesit e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të cilët kryen kontroll të sallave dhe hapësirave ndihmëse për të konstatuar nëse janë përmbushur të gjitha kushtet që Kuvendi të fillojë ti mbajë seancat plenare në Sallën Maqedonia, me respektimin e masave të mbrojtjes nga KOVID – 19, në pajtim me rekomandimet e reja të Qeverisë, pasi që shërbimi, deputetët, sigurimi dhe të pranishmit tjerë për çdo ditë në dhomën ligjvënëse e përfunduan procesin e imunizimit. Me besim se dhoma ligjvënëse i përmbush kushtet e rekomanduara të punës, do e presim përgjigjen pozitive të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse”, ka shkruar Xhaferi.

Ndryshe, deputetët që nga gushti janë mbledhur në të ashtuquajturën Salla e Kupolave, ku kishte kushte për zbatimin e protokolleve për parandalim të koronavirusit. Kuvendi pritet t’i rikthehet normalitetit pasi tashmë deputetët dhe të punësuarit në Kuvend janë vaksinuar kundër Covid-19. Më herët Kuvendi kishte probleme të shumta për sigurim të kuorumit, pikërisht pasi vazhdimisht kishte deputetë të infektuar.

LEXO EDHE:

Back to top button