Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte nuk e ka përjashtuar rikthimin e tij në Serie-A pas largimit nga Interi.
Conte u largua nga zikaltërit në verën e këtij viti pasi fitoi titullin e Serie A. Ishte Scudetto e parë pas 11 vitesh për “Nerazzurrët”.
Edhe në këtë edicion, gjigantët e Serisë A janë kurorëzuar kampionë të dimrit pasi përfunduan në krye të tabelës me katër pikë epërsi ndaj rivalëve të qytetit Milanit.
Megjithatë, Conte ende e ndjek Interin dhe refuzon të përjashtojë një rikthim në Serie A në të ardhmen.
“Jam i lumtur me qëndrueshmërinë e Interit, sepse ata po vazhdojnë atë që kemi bërë në mënyrën më të mirë”, tha ai për “Sky Sport Italia” pas fitores 3-0 të Tottenhamit ndaj Crystal Palace të dielën.
“Mund t’i komplimentoj, mendoj se kanë bazën për të qëndruar atje lart për një kohë të gjatë. Ndoshta, një ditë, mund të kthehem për të përmbysur përsëri parashikimet”, shtoi ai.
Conte nënshkroi një marrëveshje 18-mujore me skuadrën nga Londra e Veriut dhe është ende i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tij të para në Premier League në krye të “Spursave”.








