Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar situatën me krizës energjetike, ka thënë se Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar “ishte rreth 70 euro për MWh në kushte normale, kurse me 21 dhjetor mbërriu deri në 515 euro”.
Ai mes tjerash ka deklaruar se me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.
“Unë dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr”
“Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju faleminderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”.
Tutje kreu i Qeverisë së Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale.








