Rikuperohet Benzema, por humben dy shtyllat e mesfushës

Karlo Ançelotti ka publikuar listën e lojtarëve për transfertën kundër Liverpullit në stadiumin “Anfield”, që korrespondon me ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Benzema është risia e madhe në listën e Real Madridit. Sulmuesi ishte jashtë kundër Osasuna për shkak të disa shqetësimeve dhe pikëpyetja e madhe është gjendja e tij fizike reale, edhe pse gjithçka tregon se do të startojë.

Mendi dhe Mariano, të lënduar, nuk janë pjesë e ekspeditës angleze, as Kroos dhe Tçoauameni, të dy me grip. Ançelotti ka përfshirë në plane lojtarët e rinj si: Arribas, Alvaro Rodriguez dhe Mario Martín.

Real Madridi udhëtoi drejt Liverpullit dhe në orën 20:00, skuadra do të stërvitet në “Anfield”.

Lista e Ançelotit:

 

Portierë: Kurtua, Lunin dhe Luis López.

Mbrojtës: Karvahall, E. Militao, Alaba, Vallejo, Naço, Odriozola, Lucas V. dhe Rudiger.

Mesfushorë: Modriç, Kamavinga, Valverde, D. Seballos, Mario Martín dhe Arribas.

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vini Jr., Rodrigo dhe Alvaro.

LEXO EDHE:

Back to top button