Ringritja e Bundesligës dhe Ligue 1


Alsat
15.08.2020 23:58
Katër skuadrat gjysmëfinaliste vijnë nga dy vende. Dy nga Gjermania, dy nga Franca. Lajpcigu, Bajern Munihu, Paris Sen Zhermen dhe Olimpik Lioni, do të luajnë në gjysmëfinalet e Lisbonës. Lajpcigu përballet me PSZH-së, kurse Bajern Munih me Olimpik Lion, duke lënë të hapur mundësinë që finalja t’i takojë vetëm një shteti.
Është kjo hera e parë që nga viti 1995/96 që asnjë skuadër angleze ose spanjolle nuk paraqitet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mbetet të shihet se si do të bëjnë Lajpcigu dhe Lioni, si dy befasitë në këto gjysmëfinale