Guardiola: Nuk ishim perfekt, andaj humbëm


Alsat
16.08.2020 00:03
Pas ndeshjes, trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, theksoi se skuadra nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm.
“Në këto ndeshje duhet të jeni perfekt, sidomos në ndeshje, dhe ne nuk ishim. Nuk e di. Nuk dua të flas për rrethanat. Duket sikur po ankohem dhe po gjej arsyetime. Jemi jashtë. Kisha ndjesinë se jemi gati, por ne bëjmë gabime. Kjo është arsyeja pse u eliminuam”, tha mes tjerash Guardiola.
Ky është sezoni i katërt me radhë që Pep Guardiola dështon të kalojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.