Rishi Sunak bisedë telefonike me Zelenskyn, shpreh mbështetjen e palëkundur të Britanisë

Rishi Sunak bisedë telefonike me Zelenskyn, shpreh mbështetjen e palëkundur të Britanisë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten në mëngjes, sipas The Guardian.

Ata biseduan për tërheqjen e trupave rusë nga Kherson, duke theksuar se diçka e tillë nënkuptonte një progres të rëndësishëm për forcat e Ukrainës.

Të dy ranë dakord se deri në marrjen e plotë të kontrollit të Khersonit, Ukraina duhet të tregohej shumë e kujdesshme.

Sunak përsëriti gjithashtu mbështetjen “e palëkundur ushtarake, ekonomike dhe politike” të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button