Ushtria ukrainase: Nuk e konfirmojmë tërheqjen e rusëve nga Kherson-i

Ushtria ukrainase: Nuk e konfirmojmë tërheqjen e rusëve nga Kherson-i

Që prej së mërkurës është raportuar për planet e Rusisë për t’u tërhequr nga qyteti i pushutuar ukrainas, Kherson.

Megjithatë, një zëvedës drejtuesi i departamentit kryesor operacional i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ushtria e Ukrainës nuk mund të konfirmonte tërheqjen e Rusisë nga qyteti.

Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine citon Oleksiy Hromov të ketë thënë: “Në këtë kohë, ne nuk mund të mohojmë dhe as të konfirmojmë raportet për të ashtuquajturën tërheqje të trupave ruse nga Khersoni. Ne vazhdojmë operacionin sulmues sipas planit tonë.”

Ai shtoi se Rusia nuk ka kërkuar një korridor të gjelbër për tërheqjen e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button