Ristoska: Të mos politizohet zgjedhja e kryeprokurorit të ri
Ristoska: Të mos politizohet zgjedhja e kryeprokurorit të ri
Gazetar: Petar Çausheski
Prokurorja Lençe Ristoska, e cila është një nga kandidatët për Kryeprokuror pret që zgjedhja të bëhet në përputhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias, që procesi nuk do të politizohet dhe të bazohet në kritere profesionale.
“Pres që procedura të jetë plotësisht transparente. Të publikohen rezymetë e kandidatëve, të publikohen programet e tyre, madje edhe të organizohet një debat publik në të cilin kandidatët do të paraqesin pikëpamjet dhe vizionin e tyre për Prokurorinë. E gjitha kjo për të bindur publikun për objektivitetin e zgjedhjes dhe të bindemi të gjithë se është zgjedhur kandidati më i mirë dhe jo kandidati më i përshtatshëm”, deklaroi Lençe Ristoska, Prokurore.
Rustoska nuk dëshiron të komentojë vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, që të gjithë kandidatët të marrin vlerësim pozitiv.
“Unë nuk do të komentoja një vendim të tillë të Këshillit, sepse nga njëra anë unë jam personalisht e prekur dhe nga ana tjetër besoj se kjo është në kompetencën e tyre dhe nuk është e përshtatshme të komentoj vendimin në këtë kohë”, tha Lençe Ristoska, prokurore.
Përveç Ristoskës, në garë për kryeprokuror të ri janë edhe prokurorja Anita Topollova-Isajllovska, prokurorja Lidija Raiçeviq, si dhe gjykatësi Nenad Savevski. Kryeministri Hristijan Mickoski, tha sot se e pret vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, ndërsa pas shqyrtimit, propozimi do të dërgohet në Kuvend. /Alsat.mk







