Ristovska: Ndryshimet në Kodin Penal kanë vendosur Prokurorinë në një situatë të rëndë

Ristovska: Ndryshimet në Kodin Penal kanë vendosur Prokurorinë në një situatë të rëndë

Prokurorja Lençe Ristoska i vlerëson si nënçmim kundrejt profesionistëve ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Sipas ish prokurores speciale, organi i akuzës pavarësisht se me resurse të kufizuara, tani duhet t’i kushton vëmendje lëndëve që janë pranë vjetërsimit. Prokuroria është duke punuar në përgatitjen e raportit mbi lëndët që mund të pasojnë ndryshime apo vjetërsim si pasojë e ndryshimeve në Kodin Penal.

“Ndryshimet në Kodin Penal ndikojnë në kulturën e pandëshkueshmërisë e cila viteve të fundit është rënduar. Për mendimin im Prokuroria është vendosur para një situatë të rëndë dhe të pakëndshme. Ka pak afat për procedim. Aty ku nuk është arritur afati i vjetërsimit, duhet vepruar urgjentisht, ndërsa nga ana tjetër i kemi ato resurse që i kemi. Lidhur me lëndët që i kemi përfaqësuar dhe kemi harxhuar shumë energji, ato lëndë tashmë po vjetërsohen. Po bëjmë analizë për të parë se si do të jetë epilogu i ndryshimeve. Unë vlerësoj se këto ndryshime janë nënçmuese për profesionistët”, deklaroi Lençe Ristoska, Prokurore.

Ristoska thotë se disa lëndë mbi të cilat procedohet do të rikualifikohen.

“Për disa lëndë që ndodhen në gjykim, duhet të bëhen rikualifikime, të shihet se çfarë mund të nxirret nga maksimumi. Të mos harrojmë se me çfarëdo ndryshime të cilat mund ta shpëtojnë dikë nga ndjekja penale, nuk heqin nga procedura konfiskimin e pasurisë, këtu procedura nuk ndërpritet. Aj që neve na mbetet është që të luftojmë për t’i çuar deri në fund konfiskimet”, tha Lençe Ristoska, Prokurore.

Lidhur me procedurën e konfiskimit, ish prokurorja speciale tha se nevojitet angazhim dhe bashkëpunim më i madh mes institucioneve si dhe vullnet politik për harmonizimin e procedurave ligjore për konfiskim efikas të pasurive që janë subjekt i ndjekjeve penale dhe gjykimeve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button