Bislimovski për rritjen e energjisë elektrike: Kurrë mos thuaj kurrë
Bislimovski për rritjen e energjisë elektrike: Kurrë mos thuaj kurrë

Gazetar: Miki Trajkovski
Një tjetër dimër i pasigurt i pret qytetarët. Derisa çmimet e karburanteve shënojnë vazhdimisht në rritje, autoritetet nuk mund të thonë nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, thotë se gjithçka do të varet nga çmimet në bursat botërore.
“Me sa kemi parë në bursat botërore në periudhën e kaluar, veçanërisht në ato evropiane, lëviz nga 135 deri në 150 euro, nuk besoj se do të ketë ndryshime të caktuara në këtë pjesë, por “kurrë mos thuaj kurrë”. Pres që në aspektin e çmimeve të kemi situatë të qëndrueshme në bursat evropiane”, deklaroi Marko Bislimoski- kryetar i KRE-së.
I paqartë është edhe çmimi i ngrohjes në kryeqytet. Nëse nuk vendosen gypa të ri për ngrohje në urën e Bellasicës, qytetarët do të përballen me çmime të larta për ngrohje, paralajmëron kreu i KRRE-së Bislimovski.
“Nëse nuk vendoset gypi, do të kemi problem me sasinë e prodhuar të energjisë termike nga TETO, që është tre herë më e ulët se çmimi i termocentraleve, nëse ky gyp nuk vendoset, atëherë do të na ndodh cunami me çmimet. Për ato arsye, derisa të marrim garanci të fortë se gazsjellësi do të vendoset, nuk do të marrim vendim. Nuk duhet që për shkak të mosmarrëveshjeve të dikujt, kjo të bie kurrizin e qytetarëve”, tha Marko Bislimoski- kryetar i KRRE-së.
30% e faturës së energjisë termike është e subvencionuar kurse cili do të jetë çmimi i ri do të varet edhe nga fakti nëse do të ketë sërish ndihmë nga Qeveria. /Alsat.mk