Rita Ora ka një mesazh për njerëzit në Kosovë, është e shqetësuar për to


Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherësh ambasadore e UNICEF UK, ka bërë një thirrje publike për Kosovën e saj.

Ajo ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19. Këngëtarja kërkon që të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-19, në mënyrë që të vizitojë atdheun e saj.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.

Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriconi me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua!”, thotë Rita.

LEXO EDHE:

Back to top button